Aksident në Greqi/ Plagoset rëndë shqiptari, 42-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një pemë ulliri
Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ndodhet i shtruar në gjendje kritike për jetën në një spital të Kretës, pas një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur pasditen e djeshme në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë.
Sipas informacioneve të para, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spital ku po trajtohet.
AlbaniaWeb.net