Copa America/ Argjentina triumfon në finale ndaj Kolumbisë, mjafton një gol i Lautaro Martinez
Argjentina triumfoi 1-0 dhe fiton kështu Kupën e Amerikës për here të 16-të në histori. Një finale e jashtëzakonshme që i pati të gjitha. Fillisht ajo nisi gati me 30 minuta me vonesë, për shkak të tentativave të shumta të tifozëve të të dyja skaudrave të cilët megjithëse nuk kishin siguruar dot një biletë , tentonin të hynin në stadium, duke krijuar shumë tensione në prag të nisjes së takimit. Një dynde e cila shkaktoi kaos dhe disa të plagosur.
Messi u detyrua të lërë fushën e lojës pas një dëmtimi të rëndë në mesin e fraksionit të dytë të ndeshjes, teksa e kishte edhe të pamundur të mbante lotët, në vijimin e sfidës. Lot që gjithsesi në fund ishin lot gëzimi për Mesin dhe gjithë argjentinasit, pasi Lautaro i futur në fushën e lojës pas kohës shtesë, shfrytëzoi mjaft mire një passim të Lo Celsos në minutën e 112-të për të shënuar golin e fitores.
Ky ishte edhe trofeu i 3-të për të besuarit e Scalonit në 4 vitet e fundit dhe i dyti rradhazi sa i takon Copa America. Një sukses i jashtëzakonshëm, për Mesin me shokë, që vijojnë të korrin suksese të njëpasnjëshme.