Flet Rrahmani: Napo rikthehet ku duhet, gati të interpretojmë lojën e Contes
Lojtari shqiptar, Amir Rrahmani u shpreh se është gati për sezonin e ri me Napolin.
“Ne e dimë se të gjithë duhet të punojmë shumë për t’u rikthyer atje ku duhet të kthehemi. Në fillim nuk po punojmë aq shumë në lojë, bëjmë më shumë punë fizike. Rafa Marin? Ai është zgjedhur nga drejtori dhe trajneri ynë, ndaj duhet të jetë i fortë.
Tashmë mund të shihni cilësitë e tij, ai është sigurisht një lojtar i fortë. Conte? Fakti që ka qenë trajner i shumë skuadrave të mëdha, ku është e vështirë të stërvitesh dhe të arrish, flet vetë. Mbrojtja me tre lojtarë? Secili prej nesh duhet të ndjekë udhëzimet e trajnerit. Normalisht duhet pak kohë për të automatizuar lëvizjet dhe zgjedhjet, e vetmja gjë që mund të bëjmë tani është të punojmë, të përpiqemi të kuptojmë se çfarë dëshiron trajneri dhe ta vendosim atë në fushë.
Di Lorenzo? Të gjithë e prisnim atë sqarim sepse ai është kapiteni ynë, jemi të lumtur që ai mbetet këtu me ne. Më i forti kundër të cilit kam luajtur? E kemi një në skuadër, është Osimhen, por edhe Rashford i Manchester United”.
Pozicioni im i preferuar? Te Verona kam luajtur në krahun e djathtë, por ndonjëherë edhe si qendërmbrojtës. Nuk ka asnjë problem për mua, të shohim se ku më do trajneri”- tha ai.
(J.S/)