Sat, Nov 23, 2024

Shehu kundër Bardhit në Kuvend: E turpshme! Kushdo që ka vendosur kohën për raportimet, është pa dinjitet

  • PublishedJuly 15, 2024

“Sot është procedurë e turpshme. Është një procedurë e ngjashme me ato të regjimeve që kërkojnë të krijojnë triumfalizëm dhe fasadë dhe të bllokojnë diskutimin e një çështjeje kaq të rëndësishme. Një sistem që është kthyer në armë të maxhorancës për të goditur opozitës.

Të diskutosh në këtë mënyrë, është denigruese për parlamentin dhe për institucionet që kanë mbledhur këtu. Kushdo që e ka vendosur, e ka vendosur pa dinjitet, pa mbrojtur vlerat e parlamentit dhe drejtësisë shqiptare. Propozoj të raportojë në mënyrë të veçantë çdo instuticion me radhë. Po diskutojmë për një çështje të rëndësishme që po mban edhe kryetarin e PD të burgosur politik. Vini dorën mos lejoni që kjo seancë të vazhdojë si sallatë ruse këtu”-u shpreh Shehu.

Lajmi në përditësim…



AlbaniaWeb.net