Ambicie për zhvillimin e futbollit, A.F Elbasani me sytë nga talentet e Europës
Nga Fatmir Popja
-AF Elbasani është një nga ekipet më të reja dhe më të suksesshme në historinë e futbollit shqiptar .A.F Elbasani u krijua në Verën e vitit 2021 dhe ka fituar njëri pas tjetrit , titullin Kampion i Kategorisë së Tretë, Kampion i Kategorisë së Dytë dhe sivjet titullin ,Kampion i Kategorisë së Parë duke vendosur një rekord historik suksesesh që nuk ka mundur ti ketë patur asnjë ekip tjetër jo vetëm në Shqipëri , por as në Europë .Me ngjitjen në Superiore në kohën më të shpejtë të mundshme ky klub futbolli synon rekordin e radhës .Aktualisht A.F Elbasani është duke zhvilluar një merkato mjaft cilësore si askush tjetër nga ekipet e tjera falë edhe gjendjes mjaft të mirë financiare të garantuar nga Presidenti Kujtim Llupo .Gjatë javëve të fundit janë bërë pjesë e ekipit disa futbollistë profesionistë të cilët kanë spikatur në rradhët e ekipeve ku kanë luajtur .Objektivi madhor i klubit të futbollit verdh e blu është që në radhët e tij të ketë lojtarë nga më cilësorët të cilët duhet të jenë me patjetër me nivel shumë më cilësorë se elita e futbollistëve të ekipeve pretendente për titull në këtë edicion .Burime zyrtare kanë bërë me dije se me emërimin e italianit Roberto Bodini si trajner dhe të bashkëatdhetarit të tij, Mirko Panico , video-analist së bashku me italianin tjetër ,Andrea Vezzu që do jetë përgatitës fizik, merkato do vijojë në tregun e huaj , kryesisht në atë europian .
Për momentin e gjithë vëmendja po i kushtohet çështjes së portës . Stafi teknik ka identifikuar disa portierë dhe këto ditë ata do vendosin fatin e atij që do jetë gardiani i ardhshëm i verdh e bluve . Paraprakisht thuhet se Trajneri italian Bodin ka dhënë miratimin për një portier mjaft të talentuar i cili ka shkëlqyer me ekipin ku ka qenë pjesë.
Paraprakisht drejtuesit e verdh e bluve kanë konfirmuar se Portieri i ardhshëm i A.F Elbasani ka moshë të re dhe se është një nga më të talentuarit e moshës së tij .Ndërkaq verdh e blutë janë pranë akordit edhe me 3-4 lojtarë të tjerë , mjaft të njohur të futbollit europian për të plotësuar kështu formacionin bazë me të cilin do luajnë si pretendentë për vendet e kreut të renditjes në Kampionatin e Superiores. Gjatë ditëve të fundit të Korrikut , A.F Elbasani besohet se do mbyllë me sukses të plotë merkaton e verës dhe do të përqëndrohet plotësisht te faza finale e përgatitjeve për ta filluar Kampionatit sa më mbarë , për ta nisur me fitore që në ndeshjen e parë në transfertë me Skënderbeun të mbështetur natyrisht edhe nga tifozëria e tyre e jashtëzakonshme që tejmbush stadiumet kudo luan ekipi i verdh e bluve .