Tue, Nov 26, 2024

Dy punëtorë u rrëzuan nga lartësia në ndërtim, arrestohen dy inxhinierët në Kamëz

  • PublishedJuly 16, 2024

Dy punonjës ndërtimi kanë rënë nga lartësia ditën e djeshme në Kamëz teksa po punonin.

Si pasojë, janë arrestuar B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, në një objekt që po ndërtohet nga firma ku këta dy shtetas punojnë si inxhinierë, janë rrëzuar nga lartësia dy punëtorë, shtetasit B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç.

Dy të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve.



AlbaniaWeb.net