Fri, Sep 13, 2024

VIDEO/ Momentet e paharrueshme të Europianit, UEFA e nis me… Shqipërinë: Një start i jashtëzakonshëm!

  • PublishedJuly 16, 2024

EURO 2024 i ka ardhur fundit dhe UEFA ka zgjedhur që nëpërmjet rrjeteve sociale, të shpërndajë një përmbledhje të shkurtër momenteve që i cilëson si më emocionueset ë këtij turneu.

Edhe Shqipëria kishte një vend të rëndësishëm në këtë përmbledhje të shkurtër të golave spektakolarë e jo vetëm që u shfaqën në këtë video që u publikua nga organizata ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për sekondat e parë të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, golit të Nedim Bajramit pas 23 të tillëve, që hyri në historinë e turneut si më i shpejti i të gjitha kohëve. Rrjeta e futbollistit kuqezi dhe festimi mes tifozëve në tribunë ishte përzgjedhur si një nga “momentet që bënë EURO 2024 një turne që nuk do ta harroni”, siç shkruhej në postimin e UEFA-s.

 

AlbaniaWeb.net