“Atmosfera mjaftë e mirë”, mbrojtësi i Tiranës: Shanset e kualifikimit janë 50 me 50, të gjithë do të japim maksimumin
Në konferencën për shtyp, përpara sfidës së kthimit të Tiranës ndaj Torpedo Kutaisit ishte edhe mbrojtësi Gledi Mici, i cili u shpreh kështu për përballjen ndaj gjeorgjanëve:
“Atmosfera është mjaft e mirë, kemi punuar në mënyrë intensive, na ngroh fakti për rezultatin e marrë në Gjeorgji, që e le të hapur kualifikimin. Shanset janë 50 me 50 dhe këtë ndeshje mund ta vendosin detajet. Shpresoj që detajet të jenë në anën tonë kësaj radhe. Është pak vështirë sepse skuadra është 80% e rindërtuar, ka lojtarë të rinj dhe kjo do kohën e vet, por gjithashtu mendoj që fanella që mbajmë veshur nuk na lejon të jemi inferiorë ndaj asnjë kundërshtari.
Duhet të japim të gjithë maksimumin, të marrim përgjegjësi dhe ta çojmë skuadrën drejt suksesit. Gjithmonë në këto kompeticione vendosin detajet, është një ndeshje shumë e vështirë për arsye se ekipi i tyre është në mesin e kampionatit ndërsa ne kemi një muaj që bëjmë sërvitje bashkë dhe shpresoj të jemi të gjithë të përqëndruar. Kam besim se do të kalojmë. Ndjehem shumë mirë në qendër, futbolli është i tillë që të përshtat me çdo lloj situate”, deklaroi Mici.