Egnatia tregon karakter në Champions, diskuton në shtesë me Borac Banja Luca
Egnatia dhe Borac Banja Luca do të diskutojnë në shtesë një biletë për në turin e dytë të Champions League. Skuadra shqiptare kishte humbur 1-0 në ndeshjen e parë, ndërsa sonte në Shqipëri po fiton 2-1.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që u vendosën në kërkim të golit. Ekipi i Tetovës kaloi në epërsi në minutën e 17-të, me anë të Ibrahimoglu.
Mysafirët nga Bosnja shfrytëzojnë një maksimum një pakujdesi të Egnatias, për të dërguar shifrat me Lukic. Në barazim u mbyll pjesa e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më emocionuese.
Doukou ndëshkoi portën e Siskovsit në të 82-tën, me një aksion mjaft të bukur, gol ky që dërgoi ndeshjen në shtesë.
(J.S/)