Sun, Nov 17, 2024

Largohet nga City, Pep Guardiola drejt stolit të kombëtares? Ja çfarë paralajmërohet

  • PublishedJuly 17, 2024

Pep Guardiola mund të lerë drejtimin e Manchester City. Kjo të paktën sipas mediave angleze, që kanë zbuluar se karriera e Guardiolas mund të vijojë me kombëtaren angleze.

Siç raporton gazeta britanike “Independent”, 53-vjeçari Pep Guardiola është një kandidat i nxehtë për postin e trajnerit të ri të Anglisë.

Megjithatë, spanjolli ka ende kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025 dhe dëshiron ta përmbushë atë.

Plani i Federatës Angleze është që një trajner i përkohshëm të marrë drejtimin e ‘3 Luanëve’ për të kaluar kohën deri në verën e ardhshme.

Kandidati kryesor aktualisht thuhet të jetë trajneri i U21, Lee Carsley. Më pas Guardiola mund të nisë si trajner i ri i “Tre Luanëve”.

Një gjë është e qartë, kapitulli i Manchester Cityt duket se do të përfundojë së shpejti për Guardiolën. Kontrata e spanjollit skadon pas sezonit të ardhshëm.

Në fund të majit, Daily Mail raportoi se ai do të largohej nga City me përfundimin e kontratës

AlbaniaWeb.net