Fri, Nov 15, 2024

Pësoi lëndim në finalen e Copa América, Inter Miami njoftim për dëmtimin e Messit

  • PublishedJuly 17, 2024

Messi pësoi lëndim në këmbën e tij në finalen e Copa América, në të cilën Argjentina e fitoi kundër Kolumbisë.

Sakaq Inter Miami ka shpjeguar se si është gjendja e futbollistit dhe ka folur lidhur me lëndimin që Messi ka pësuar.

“Pas një vlerësimi mjekësor, u konstatua se Messi pësoi një lëndim në ligamentet e kyçit të këmbës së djathtë.
Disponueshmëria e kapitenit do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe ecuria e rikuperimit të tij
”, shpjegoi klubi i MLS-së në një deklaratë.

Për momentin, Inter Miami zë vendin e dytë në Konferencën Lindore të MLS-së, ku Messi është golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë sezon, me 14 gola të shënuar në 15 ndeshje.