Tue, Nov 19, 2024

“Të dorëzojë ‘stafetën’”, kandidati demokrat për senatin në Kaliforni thirrje Biden: Largohu nga gara! Na jep mundësinë të mundim Trump

  • PublishedJuly 17, 2024

Adam Schiff të mërkurën u bë demokrati i parë që i bëri thirrje publikisht Presidentit Joe Biden të largohej nga gara.

Njoftimi nga Schiff, i cili kandidon për Senatin e SHBA në Kaliforni, e bën atë demokratin e parë që i kërkon Biden të tërhiqet, pas atentatit të dështuar ndaj ish-presidentit Donald Trump gjatë fundjavës.

Thirrja e Schiff është gjithashtu e dukshme pasi ai, ndryshe nga shumë demokratë të tjerë që deri më tani kanë bërë thirrje publike që Biden të largohet, nuk është në një zonë të luhatshme dhe ai është i afërt me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

“Ndërsa zgjedhja për t’u tërhequr nga fushata është vendim vetëm i Presidentit Biden, besoj se është koha që ai të kalojë ‘stafetën’, duke na lejuar të mposhtim Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme”, tha Schiff në një deklaratë.

 

 

 



AlbaniaWeb.net