Mon, Nov 25, 2024

Disfatë e thellë në Conference League, Vllaznia zhgënjen ndaj Valur në Shkodër

  • PublishedJuly 18, 2024

Vllaznia zhgënjen në turin e parë të Conference League. Barazimi 2-2 në Islandë ndaj Valur shërbeu vetëm për statistikë, pasi shkodranët tashmë janë eleminuar nga kompeticioni.

Të besuarit e Brdaric pësuan disfatë të thellë në Shkodër me shifrat 0-4, në një ndeshje totalisht për t’u harruar.  Mysafirët mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit.  Në 45 minuta, Sigurdsson, Tryggvason dhe Pedersen vendosën ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa në pjesën e dytë Haraldsson, vendosi emrin në listën e golashënuesve, duke thelluar shifrat.

Shumë pak për të thënë për Vllazninë, ose pothuajse fare, me skuadrën që tashmë eliminohet që në turin e parë të Conference League.  Valur, gjen në turin tjetër skocezët e ST Mirren Football Club!

(J.S/)

AlbaniaWeb.net