Fri, Nov 29, 2024

Kërkoi lirimin nga regjimi “41 biss”, GJKKO rrëzon kërkesën e Nikolin Topallit, i dënuar me burgim të përjetshëm

  • PublishedJuly 18, 2024

GJKKO rrëzon kërkesën e Nikolin Topallit, i dënuar me burgim të përjetshëm për t’u liruar nga regjimi “41 biss”.

Sipas njoftimit, Kërkuesi Nikolin Topalli më datë 16.05.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Anullimin e urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 284 datë 09.05.2024, “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Nikolin Topalli”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112 dhe 471 e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe nenin 17 të Ligjit nr. 81/2020, datë 25.06.2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin Nr. 295, datë 18.07.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Nikolin Topalli.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.



AlbaniaWeb.net