Sun, Nov 24, 2024

“Kjo studion vetëm kundërshtarët”, Rama dhe Meloni batuta me njëri-tjetrin në tryezën e liderëve në Britani, kryeministrja italiane: Ky e njeh më mirë se unë politikën….

  • PublishedJuly 18, 2024

Kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, që po zhvillohet në Britaninë e Madhe.

Ndërsa janë ulur të gjithë në një tryezë, Rama dhe kryeministrja Italianë nuk i kanë kursyer batutat. Meloni është drejtuar nga liderët e tjerë në tryezë duke u thënë se Rama, “merr vesh më shumë se ajo nga politikat italiane”.

“Ai i njeh politikat europiane më shumë se unë. Në disa raste është ai që mi shpjegon politikat italiane. Është thuajse italian”, ka thënë ajo.

“Kjo sepse më duhet t’i studioj të dyja palët. Kjo studion vetëm kundërshtarët”, i është përgjigjur Rama me humor.



AlbaniaWeb.net