Çfarë të Konsumoni Gjatë Valës Së Të Nxehtit – Kujdesi që Ju Duhet
Problemet me gjumin, djersitja e tepërt dhe ndjesia e mungesës së ajrit kanë të gjitha një emër të përbashkët këto ditë, quhet vala e të nxehtit.
Temperatura të cilat arrijnë deri në 42 gradë Celsius dhe zgjasin për ditë me radhë.
Të gjithë pasojat dhe vështirësitë që shkakton kjo gjendje atmosferike i pari i përjeton organizmi.
Ndaj, djersitja apo ndjesitë e parehatisë dhe rëndimi i simptomave të sëmundjeve të ndryshme mund t’ju duken shumë më të përsëritura në këtë periudhë.
Për të shmangur pikërisht sforcimin e organizmit dhe për të qenë gjithnjë të sigurt e të hidratuar AgroWeb.org ju jep disa këshilla.
Mjafton të konsumoni ushqimet e duhura për të mbajtur larg shqetësimet shëndetësore që këto ekstremitete të motit sjellin.
Çfarë të konsumoni
Me mbërritjen e vapës së madhe siç thamë edhe më sipër, organizmi përjeton një sërë ndryshimesh.
Ndër to renditet edhe humbja e oreksit apo dëshirës për të konsumuar lëngje dhe ushqime.
Sipas mjekëve kjo është zgjidhja më e gabuar që mund të bëni, pasi trupi ka gjithnjë nevojë të hidratohet për të qenë i shëndetshëm.
Uji
Si zakonisht rekomandohet 6 deri në 8 gota në ditë, ndonëse gjatë valës së të nxehtit kjo varet edhe nga intensiteti i djersitjes.
Mundohuni që të konsumoni lëngje gjatë gjithë ditës në rastet kur ndjeni se keni djersitur shumë.
Kjo pasi sa herë që e përjetoni këtë fenomen, trupi juaj nxjerr jashtë të gjithë lëngjet dhe mineralet duke ju lënë të dehidratuar.
Gjithnjë kujdesuni të konsumoni shumë ujë në varësi të nevojave që trupi juaj ka.
Në vend që të pini shumë ujë menjëherë mundohuni që të 8 gotat t’i konsumoni gjatë gjithë ditës.
Ushqimet
Nëse keni etje edhe pasi keni konsumuar sasinë e rekomanduar, mundohuni të alternoni dietën tuaj duke futur edhe ushqime disa hidratuese.
Kjo pasi ushqimet përmbajnë 20-30% ujë në përbërjen e tyre, këtu renditen veçanërisht frutat ose perimet.
AgroWeb.org ju rendit më poshtë një listë me alternativat më të mira të fruta perimeve që do t’ju dhurojnë freski e shëndet gjatë ditëve të nxehta.
- Kastraveci
- Luleshtrydhet
- Pjepri
- Lakra
- Kungulleshka
- Selino
- Sallata jeshile
- Shalqi
Kini parasysh që të mos konsumoni shumë ushqime të shpejta e të thata pasi ato largojnë lëngjet nga trupi juaj.
Zëvendësojini ato me një pjatë supë, sallatë apo perime të stinës të cilat do t’ju dhurojnë shumë shëndet dhe shije.
Sa më shumë ushqimet natyrale dhe organike të konsumoni aq më të freskët dhe të hidratuar do të qëndroni.
Si të qëndroni të freskët gjatë natës
Vapa gjatë natës është e padurueshme dhe tepër e bezdisshme, pasi përveçse ju djersit krijon vështirësi edhe në fjetje.
Ekspertët rekomandojnë të mbani gjithnjë një gotë ujë afër krevatit tuaj dhe ta konsumoni sa herë që ndiheni të nxehtë.
Bëjeni këtë edhe nëse nuk keni etje, pasi do ta ndihmojë organizmin që të qetësohet dhe ftohet njëkohësisht.
Në këtë mënyrë do të siguroni gjumë të qetë dhe do të qëndroni të hidratuar për një kohë të gjatë.
Për më shumë këshilla se si të veproni në rast se goditeni nga vala e të nxehtit, mund të lexoni këshillat e AgroWeb.org duke klikuar këtu./AgroWeb.org