Conference League/ Turi i parë kualifikues një dështim për ekipet shqiptare, ja cilat prej tyre vijojnë akoma garën
Klubet shqiptare nuk patën një tur të parë pozitiv në Europë. Vetëm Partizani ia doli të kualfiikohet në Conference League. Tirana, Vllaznia, Shkëndija dhe Malisheva u skualifikuan pavarësisht përpjekjeve për mirë. Një tur kualifikues që fare mirë mund të quhet një dështim i plotë ky për skuadrat shqiptare.
Humbje pësuan dhe Egnatia, Ballkani, Deçiq, Struga dhe Llapi, por ishin respektivisht në Champions dhe Europa League. Kështu kanë avantazhin të vazhdojnë rrugëtimin në Conference League. Në anën tjetër Drita e nis rrugëtimin pikërisht nga turi i dytë për këtë sezon.
Të gjithë shpresat kanë mbetur te këto 7 klube. Dhe pse ishte një tur i parë zhgënyes, shpresat janë që diçka të ndryshojë në vazhdim.
Turi i dytë i Conference League:
Struga – Pyunik Yerevan
Ballkani – Hamrun Spartans
Egnatia – Vikingur Reykjavik
Deçiq – Dinamo Batumi
Partizani – Iberia
Drita – Breidablik
Llapi – Brondby