Sun, Nov 24, 2024

Zyrtare, e drejtoi për disa vite, trajneri largohet nga pankina e kombëtares së njohur

  • PublishedJuly 19, 2024

Kasper Hjulmand nuk është më trajner i Danimarkës. Vendimi vjen pas përfundimit të Kampionatit Evropian, ku skuadra daneze nuk u shfaq dot protagoniste.  Drejtori i futbollit të Federatës Daneze të Futbollit (DBU) Peter Moller dhe Hjulmand pas një vlerësimi të përbashkët  të ecurisë, dolën në konkluzionin për ndarjen përfundimtare të rrugëve.  Morten Ëieghorst është emëruar përkohësisht në krye të pankinës, deri në gjetjen e një “timimonieri” të ri.

Sa  i takon Hjulmand, 52 vjeçari drejtoi skuadrën në 54 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.93 pikë për ndeshje. Ai firmosi me këtë përfaqësuese ë vitin 2019, duke zëvendësuar Age Hareide pas skadimit të kontratës së tij. Hjulmand dërgoi Danimarkë në një gjysmëfinale në Euro 2021, ku u mposhtën 2-1 në kohën shtesë kundër Anglisë.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net