Të ndarë por Mauro Icardi kërkon një tjetër shans nga Wanda Nara, ja mesazhi i tij
Futbollisti i Galatasarajit, Mauro Icardi dhe modelja Wanda Nara i kanë dhënë fund sërish lidhjes së tyre.
“Jam e ndarë, për arsye personale dhe shëndetësore u përpoqa edhe një herë’’, tha Wanda.
Sulmuesi nuk e ka pritur mirë ndarjen dhe sipas mediave, si pasojë e kësaj ai ka rënë në depresion. Përmes një postimi në Instagram, Icardi i ka dërguar një mesazh modeles ku mesa duket kërkon një shans tjetër për t’u rikthyer.
‘’Deri tek hëna e përtej saj’’, ka shkruar ai.