I skadon kontrata në vitin 2025, Real Madrid drejt rinovimit me lojtarin
Ferland Mendy mund të vijojë të jetë pjesë e Real Madrid. Mbrojtësi anësor është një pjesë e rëndësishme e skemave të trajnerit Ancelotti dhe bashkëpunimi mund të vazhdojë përtej 2025-tës, periudhë në të cilën atij i përfundon kontrata me Los Blancos.
Ai pëlqehet shumë për rolin që ka jo vetëm në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes, çka bën që të vlerësohet nga drejtuesit. . Siç raporton gazeta MARCA, zgjatja e kontratës së Mendyt do të finalizohet në ditët në vijim, për t’i dhënë kështu fund thashethemeve për një largim të mundshëm.
29-vjeçari, luajti 23 ndeshje, në sezonin e kaluar me Realin. Ai luan me këtë skuadër që në vitin 2019, periudhë në të cilën vinte nga Lyon.
(J.S/)