Sat, Nov 23, 2024

“Nuk guxoje të merrje një deputet me forcë”, Sollaku tregon në Top Story si hetoheshin politikanët kur ishte Prokuror i Përgjithshëm

  • PublishedJuly 23, 2024

Theodhori Sollaku ish-Prokurori i Përgjithshëm ishte pjesë e panelit të emisionit Top Story në AlbaniaWeb.net.

Ai rrëfeu në studio se gjatë kohës që ishte kryeprokuror nuk guxoje të merrje zyrtarë me forcë.

“Duket në perceptimin e avokatëve që gjykatat  bëhen një me prokurorët.  Do e mbështetësh do e miratosh kur janë të ligjshme dhe të bazuara. Fatkeqësisht shohim që praktikën e punës të prokurorisë dhe gjykatës, që roli i garantistit është shumë i zbehtë. Ne dimë shumë raste që janë bërë arrestime të bujshme për show, dhe në këtë aspekt dua të them që gjykatat duhet të jenë shumë kërkuese ndaj vendimmarrjeve të prokurorëve”.

“Ne atëherë edhe në kohën e Maksit, kishte një mbrojtje, një imunitet ministri, kryeministri, të gjithë zyrtarët e lartë të cilët nuk i thërrisje dot në prokurori sepse nuk vinin, ose po t’jua çoje ftesën nuk vinin sepse ti nuk mundje siç përdoret me qytetarët dhunën për ta marrë forcërisht”, theksoi ish-kryeprokurori.



AlbaniaWeb.net