Tue, Nov 26, 2024

Denoncimi i banorëve të “Alb Adriatik” në Golem: Pallati i ri u ndërtua mbi gropën septike të kompleksit, ujërat e zeza mbushën banesat

  • PublishedJuly 24, 2024

Banorët e Kompleksit Alb Adriatik në Golem janë përballur me një situatë të pakëndshme, teksa ujërat e zeza u kanë shpërthyer në banesa.

Shkak sipas tyre është bërë ndërtimi i një pallati mbi gropën septike të ujërave të zeza.

“Ujërat e zeza kanë shpërthyer në katet e para të kompleksit Alb Adriatik! Shkak është bërë bllokimi i kanalizimeve nga objekti i ndërtuar mbi gropën septike të kompleksit”, thuhet në mesazhin e nisur pranë redaksisë.

Banorët kanë nisur shqetësimin pranë Albaniaweb.net, ndërkohë që kanë ndarë dhe mesazhet me drejtorin e kanalizimeve të Kavajës.

Ky i fundit në mesazh i bën të ditur se ditën e nesërme do u zgjidhet problemi, por banorët prej 24 orësh përballen me ujërat e zeza në banesat e tyre.

“Deri nesër, njerëzit do flenë përjashta?” shprehet e revoltuar qytetarja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albaniaweb.net (@albaniaweb_net)