Ish-drejtuesi i Juventusit, Arrivabene: S’dilja dot hapur, por klubi shpenzonte shumë
Në një intervistë të gjatë me “Corriere della Sera”, Mauricio Arrivabene, ka rivlerësuar periudhën e tij të punës te Juventusi. “Dëshiroj të theksoj se në periudhën në fjalë kam qenë në bordin drejtues të Juves si këshilltar pa delegime dhe në një kohë kur për shkak të Covid-it takimet bëheshin me videokonferencë – shpjegoi ish-administratorit.Asokohe, strategjia bardhezi synonte një zgjerim të fortë që nisi me blerjen e Ronaldos, teksa objektivi ishte fitimi i Champions-it dhe hyrja në mënyrë solide e të qëndrueshme mes të mëdhenjve të Europës. Rrjedhimisht u bënë blerje të tjera, më pas Covid i komplikoi gjërat”.
KRONOLOGJIA – Pavarësisht alibive dhe justifikimeve, Arrivabene pranon se klubi shpenzoi më shumë sesa mund të përballonte. Gabim fatal me 67- vjeçarin që në intervistën e tij shtoi: “Kam filluar punën si drejtues brenda Juves më 1 korrik 2021 dhe gjeta një situatë mjaft të rëndë, për shkak të investimeve të mëparshme. Padyshim që pandemia kishte shtuar problemet, kostot e kontratave shumë të rënda kishin krijuar një situatë mjaft të vështirë.
Çfarë duhej të bëja, të dilja në TV dhe të thosha se kemi gabuar që kemi shpenzuar shumë? E imagjinoni reagimin e tifozëve dhe mediave? Në heshtje përvesha mëngët dhe fillova të punoj atë vit, falë disa shitjeve dhe blerjes së vetëm dy lojtarëve, Lokateli dhe Kin, bëmë një merkato të moderuar dhe gjithashtu morëm kritika me shumicë”.
DREJTËSIA – Një eksperiencë për Arrivabenen, ajo bardh e zi, e shkurtër dhe jashtëzakonisht intensive që përfundoi në janar 2023 me përfundimin e ciklit Andrea Anjeli dhe me një ndalim dy vjeçar nga Gjykata Federale e Apelit për çështjen e manipulimit të plusvalencat. “Gjërat po ecin përpara. Vazhdoj të besoj në drejtësi. Edhe në atë sportive? Të shohim çfarë do të thotë Gjykata Europiane, por kam ende besim,” ka sqaruar ish-administratori i “Zonjës së Vjetër”.