Skandali te Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat për 6 mjekët e dyshuar për korrupsion
Mjekët e Spitalit të Onkologjikut janë paraqitur në GJKKO, pas skandalit të bërë publik nën akuzën e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Gazetarja e AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha, bën me dije se janë lënë në fuqi masat që ishin ndaj tyre, dy arrest shtëpie dhe katër detyrim paraqitje. Gjatë seancës Gashit kërkoi që t’i hiqet masa aktuale ‘arrest shtëpie’.
“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka deklaruar ai.
Po ashtu edhe mjekët e tjerë kërkuan heqje të masës. Edhe mjekja Alketa Pere ka kërkuar heqje të masës detyrim paraqitje.
Avokatja Xhoi Nela që është mbrojtëse e mjekut Edmond Gashi, paraqiti në gjykatë një vërtetim ku tregohet se ai është mjeku qe ka kryer 268 operacione vetëm për 1 vit (periudha e fundit), që të gjitha të suksesshme.
AlbaniaWeb.net