VIDEO/ Futbolli hap Lojërat Olimpike me surprizë në ndeshjen e parë, shpëton Argjentina, ia del Spanja
Lojërat Olimpike nisin zyrtarisht me 26 korrik, por turneu i futbollit për këtë aktivitet ka nisur që sot, duke pasur parasysh kalendarin impenjativ që kërkon ditë pushimi mes ndeshjeve. Dhe turneu i futbollit për meshkuj ka nisur me një surprizë të madhe.
Argjentina, e cila vlerësohej si pretendente kryesore për fitoren e medaljes së artë, është ndalur që në ndeshjen e hapjes së aktivitetit përballë Marokut. Skuadra argjentinase kishte në gjirin e saj emra të njohur si Otamendi e Hulian Alvarez, por nuk ia ka dalë të mposhtë marokenët ku luanin titullarë Hakimi e Rahimi, me këtë të dytin që shënoi 2 golat në barazimin 2-2 mes skuadrave.
Argjentinasit e panë veten në disavantazh të dy golave, ndërsa më pas ia dolën që të barazonin në minutën e 16 shtesë të takimit, pasi goditën dy herë shtyllën e traversën para se të shtynin sferën në rrjetë.
GOLI I PARË I RAHIMI (VIDEO)
GOLI I DYTË I RAHIMI (VIDEO)
GOLI I SIMEONE (VIDEO)
GOLI I MEDINA (VIDEO)
Ndërkaq, në sfidën tjetër, edhe Spanja që shihet mes pretendenteve, mundi me vështirësi Uzbekistanin me rezultatin 2-1.