ZYRTARE/ Nga Egnatia në Serie A, klubi i njohur italian prezanton Alen Sherrin: Fizik imponues dhe i guximshëm në ajër
Cagliari ka prezantuar pasditen e kësaj të mërkure afrimin e Alen Sherri. Portieri shkodran ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e Serie A, duke bërë hapin e madh të karrierës.
Pas një sezoni ku fitoi titullin dhe Kupën e Shqipërisë, Sherri nis një aventurë të re në kampionatin italian, ku do të bëhet pjesë e një herë kampionëve të Serie A.
Egnatia përfitoi nga ky transferim 350 mijë euro, ndërkohë që deri në verën e vitit 2027, Sherri do të mbrojë kuadratin e skuadrës nga ishulli i Sardenjas. Në njoftimin e klubit italian, rrëfehet e gjithë karriera e Sherrit, që nga hapat e para të karrierës, deri në grumbullimin me kombëtaren e Shqipërisë.
“Fizik imponues, 197 centimetra i gjatë, Sherri është një portier i mirë mes shtyllave, i guximshëm në ajër, i zoti edhe në këmbë, cilësi që di ta mbështesë në fazën e vendosjes”, shkruhet në postimin e Cagliarit, që i uron mirëseardhjen 26-vjeçarit.
Sherri do të rivalizojë me Scuffet dhe Radunoviç për një vend titullari tek ekipi i Cagliarit, që ka besuar tek cilësitë e portierit kuqezi, i cili tani do të lërë gjurmë dhe përtej Adriatikut. Sherri largohet pas 195 ndeshjesh në kampionatin shqiptar, ndërsa ka luajtur dhe 26 takime në Kupën e Shqipërisë dhe 13 takime ndërkombëtare me Laçin dhe Egnatian. Pasi luajti me Kombëtaren U21, portieri shkodran bëri debutimin e tij në portë për kombëtaren e madhe në 9 nëntor 2022.
Tani, Sherri bëhet futbollisti i radhës që zbarkon në elitën e futbollit italian, e do kërkojë pa dyshim që të lërë gjurmë!/ Super Sport
Un nuovo guardiano dei pali 🧤
Benvenuto, Alen ❤️💙Il comunicato ufficiale ➡️ https://t.co/WrBnjKuXC6 pic.twitter.com/4y5PD6Uiqi
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) July 24, 2024
AlbaniaWeb.net