Analiza satirike/ Rrëfenjë e shkurtër patriotizmi të ndezur për duelin ndërmjet Gjikurisë dhe Tavos!
Si dy “panepirotë të ndezur”unë lezhjan me origjinë nga Shkreli i Malesisë së Madhe dhe Flamur Noka nga Novosela e Kukesit ja behem në Himarë! Medemek ne qenkemi gushëbardhë e jo gushëkuq?!
Rruges mu kujtua shakaja e Hilë Mosit kur tek sekretari i tij Jorgo në ministrinë e arsimit paraqitej herë njëri herë tjetri si patriot i ndezur, i flaktë, i zjarrtë dhe ai nga frika mos i merrte flakë binaja e Ministrisë i thotë Jorgos aman beji shurren ministrise se do na digjet e mbesim batall.
Një i tillë adet duhet dhe per ata që na bënë ne “panepiriotë të ndezur” megjithëse shkuam për të mbeshtetur shqiptarin nga Dhermiu Petro Gjikuria , ish i persekutuar politik qysh me 1945 edhe nënshtetas amerikan si kantidat i Opozites per Bashkinë e Himares.
Nese do ishte grek prapë njesoj mjafton të jetë i pa vese dhe i ndershem.
Se ne nuk jemi naziste që i ndajme grekët si dikur hebrenjtë me yllin e verdhe të Davidit në krah, por shqiptar që mburremi me të drejtë per vlerat e bashkëjeteses e harmonisë per bese e bujari!
Nashi edhe per standarte demokratike e të drejta robit!
Në parim birinxhi po yçklat nuk kanë të sosur!
Aferim do thotë ndonjë deri ketu!
Petet e lakrorit hapen më vonë.
Pas reagimeve fillova të ndihem në ankth ! Mos jemi gjë në lufte me Greqinë dhe po ndihmojmë ushtritë pushtuese ?
Kufijtë na i rrezikon gjë? Në Nato a jemi bashkë? Qiejt tanë a i mbrojnë avionet grekë? A i kemi andej 700-800 mije shqipo që të marrin gjak në vetull me një e dy pasaporta? Mos po na marrin Himaren me buldozer dhe e çojnë në Kretë?Ndoca heronj të revolucionit a qenë arvanitas?
Zoti nuk me la me kaq !
Me Flamur Noken shkuam në Borsh per të takuar një tahmaqar të puneve të kombit!
Evlati kishte qënë patriot i madh. Na dha një leksion të mirë atdhedashurie sa mu duk vetja tradhetar në sherbim të Greqisë! Gjynah që nuk na rrahu paq , ku na dhëmb e ku na djeg! Një dajak do na bëhej mesim.
Nga biseda me të mesova sa shumë e urreja Shqiperinë dhe sa e doja Greqinë. Unë kam mbeshtetur Fredi Belerin tha që është shqiptar se Beleri emer grek ska , por hiqet si grek ! E kapa shpejt u distancova sapo pas fitores kenduan këngen e Spiro Milos. Aty ishte derdhur shishja , s’kishte mbajtur më.
Po e shihja me admirim teksa mendoja nuk shprishet jo gjaku i arberit. Ky më dukej si pasardhes i luftetarve legjendarë të Sopotit qe as shitej as blihej po fli ama bëhej për dhe të vet!
Petro Gjikurinë tha nuk e mbeshtes se eshtë pjese e lobeve greke kunder Shqiperisë dhe Himares ben pjese tek një shoqatë. Nuk ja prisha qejfin ti tregoja që edhe prifti Karavella qe doli në resme Kryeministri ynë kur kerkonte vaksinat faizer bën pjese në të njejten, madje Petrua me dore te tij u kishte bërë resmen! Madje edhe Karluço keshilltar i Trampit po aty. More i uruar i thamë është shqiptar por edhe sikur të ishte grek se fjala grek nuk është fjalë e pistë , na ke drgjuar tek themi jemi vellezer, jemi gjitonë, ! Ai nese është “grek” nga Himara vendali jo nuk e mbeshtes po i eksportuar nga grekët e Dropullit po ! Himara ka luftuar kunder Osmaneve , ka nxjerrë kanun e kapedanë e meriton një bir të vetin.
Unë jam nacionalist tha e dua vatanin do votoj Vangjel Tavon. U habitem vallahi.
Po ay është greku i vertete i thamë se ka mohuar kurrë edhe pse zevendesi i Goros në krah të tij në fshatrat e Lumit të Vlores ka thënë të votojmë Tavon që të mos flitet me greqisht në Himarë.
Medet, po si ta privojmë Tavon nga gjuhe e nënes?
S’ka gjë gugati ai e ka tradhetuar Greqinë ndaj e dua, Petro shqiptari që bën lojen e grekut haram i qoftë , Vangjo greku që bën lojen e Shqiperisë hallall i qoftë.
Aty me linden ndoca pikepyetje! Po si po qysh do renegatet, atdhemohuesit megjithese se di në Tavo është i tillë?! Shumë shumë ka mohuar Ilir Meten e LSI dhe ka harruar akuzat ndaj Rames kur ishte kantidat per deputet se nuk lejonte emigrantet të kalonin kufirin per ta votuar po kaq! Kjo është pakogjë!
Kur pa mbaruar llafin aty ja behu vetë Vangjua me një sejmen nga pas erdhi e ngjatetoi posaçe patriotin e ngapak dhe ne të tjerve!
Qerratai! Dola prej aty i berlykur. Desh ja dhashe vajit. Flamuri me tha mbahu, je axhami ne pune patriotizmi duhet të nxesh! Sevdaja per Atdhe mesohet ku nuk ta pret mendje! Si ka thëne Lame Kodra “ e dua Shqiperinë per një stan në Trebeshinë”! Ja ky ështe bari i interesave kombetare dhe i ketij stani me bulmet.
U ndjeva i pagdhendur. Tjetri pa asnjë interes per idealizem të paster , pa asnjë ofertë, me zë të qeruar në emer të nacionalizmit, i bër tel i skuqur nga inati per kënget kushtuar Spiro Milos të1914 e kishte bërë hasha shqiptarin Petro në emer të patriotit Shqiptar minoritarit grek Vangjel!
Mejtova ta shkruaj këtë rrefenje se me la pa mend e gojë e nuk po ja gjej fillin!
Mbase ndokush me ndihmn të kuptoj?!!
Agron Gjekmarkaj
AlbaniaWeb.net