“Diaspora do ta paguajë vetë postën për dërgimin e votës?” Si përgjigjet Bylykbashi: Ky është modeli i Bosnjës…
Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, i cili mban një konferencë për mediat shpjegoi se si do të funksionojë dërgimi i votës së Diasporës.
Ndërsa u shpreh janë më shumë se 2 milionë me të drejtë vote që jetojnë jashtë kufijve, ai tha se pjesa e postës do të ndahet në dy pjesë.
Bylykbashi: Në lidhje me pagesën e personave që jetojnë jashtë është një diskutim i gjatë por edhe këto diskutime kanë nisur që në vitin 2018, zgjidhja është kjo shteti mbulon dërgimin e materialit dhe zgjedhësi e kthen mbrapsht, mbulimi i kostove nga shteti nënkupton që paguhet me taksa nga paratë publike që mblidhen nga takrat e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri. Ky është modeli i Bosnjës, gjysmën shteti dhe dërgimin qytetari. Janë më shumë se 2 milionë me të drejtë vote.
AlbaniaWeb.net