Thu, Nov 28, 2024

“Tjetër në TV e tjetër live”/ Debati mes Artës dhe Bardhit, ndërhyn Ana Kabashi: Më vjen keq o Bardhosh që re në këtë nivel, ti dhe zonja jote…

  • PublishedJuly 25, 2024

Një debat virtual ka përshirë dy motrat këngëtare Arta e Ana Kabashi dhe Bardhin.

Shkak u bë një intervistë e Artës, ku u shpreh se nuk ka asnjë komunikim me Bardhin pas përfundimit të “Big Brother VIP 3” dhe se në mes është përfshirë partnerja e tij, Sara Gjordeni.

Menjëherë më pas, erdhi një reagim nga Bardhi përmes rrjetit social “Instagram”. Sipas tij, komunikimi u ndërpre sepse Arta flet keq për të dhe partneren e tij nëpër intervista. “Në televizion je tjetër, ndërsa live je tjetër”, i thotë Bardhi Artës.

“Ekziston inbox-i bre Artë, se je mbyt duke dalë duke folur keq nëpër intervista, për këtë nuk të flasim, nuk kam për çfarë të them faleminderit kur në televizion je tjetër, e live je tjetër. Ke mundur të na kursesh, nëse na kishe pasur shokë, edhe një gjë mos harro se në këtë shoubiz ndez me punë edhe përkushtim, nuk ndez duke i sharë të tjerët nëpër intervista. Deri kur më?”, shkroi artisti.

Kundërpërgjigjen e dha motra e Artës, Ana, po përmes “Instagram-it”. Sipas saj, Bardhi është ndikuar negativisht nga Sara Gjordeni.

“Zakonisht nuk përzina as nuk reagoj në ksi deklarata që po shihet ti Bardh nuk ke shkru. Po qetu s;kom qare se tkom pa edhe ty edhe atë zojën edhe Artën se jeni kon mreta! E ti e njeh Artën edhe mirësinë e saj, edhe brenda Big Brother, edhe jashtë! Po më vjen keq o Bardhosh që ke ra në këtë nivel se edhe unë jom kon dëshmitare e krejt Portokolllia e AlbaniaWeb.net, kur Arta ka ardh me juj e me ju uru ty edhe atë zojën live, se ti s’ke as ti u fol, as tu e kqyr! Se s’ke guxu! Po kur Arta ka ardh me mirësjellje me ju uru, keni fol me gzimin ma t’madhin! E sa i përket të dhezmes amon i kofsh fal Jetmir Agajt se ti nuk ishe ku je kon! Se mo s’je! E ti e din më së mirë këtgë FAKT!

Arta ndërkohë, ka ripostuar “story-n” e Anës, duke shkruar “S’kam çfarë shtoj më shumë”.