Thu, Nov 28, 2024

“Boo! Në djall vaftë ai njeri”/Kesha mbështet Kamala Harris, shpërthen ndaj JD Vance

  • PublishedJuly 26, 2024

Këngëtarja e njohur Kesha kritikoi kandidatin republikan për zëvendëspresident, JD Vance, pasi tha se SHBA-ja drejtohet nga “zonjat e maceve pa fëmijë, të cilat janë të mjera në jetën e tyre dhe duan të bëjnë të mjerë edhe pjesën tjetër të vendit”.

Këngëtarja e “Joyride” po hipte në një avion në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles të enjten kur një paparac e ndaloi për ta pyetur se çfarë mendonte për Vance.

“Boo! Në djall ai njeri! Kjo është gjithçka që kam për të thënë. Në djall ata të gjithë” u përgjigj Kesha në një video të siguruar nga TMZ.

Kur u pyet nëse beson se vendi udhëhiqet nga “zonjat e maceve pa fëmijë”, kandidatja për Grammy tha me shaka: Është një koment absolutisht seksist. Kesha më pas tha se ajo planifikon të mbështesë kandidaten e supozuar demokrate Kamala Harris për presidente dhe do të bëjë fushatë për të.