Thu, Nov 28, 2024

Ceremonia në Francë, fillojnë Lojërat Olimpike, 8 sportistë kuqezi në garë

  • PublishedJuly 26, 2024

Nisin këtë të premte Lojërat Olimpike Paris 2024, me ceremoninë që organizohet në kryeqytetin francez. Në këtë eveniment madhor, sportistë nga vende të ndryshme do të përfaqësojnë vendin e tyre në fushat përkatëse.

Saktësisht, do të jenë 10 mijë e 714 sportistë nga 206 shtete që do të garojnë në Olimpiadë nga data 26 korrik deri më 11 gusht. 32 sporte të ndryshme dhe 322 evente pritet të dhurojnë spektakël për të gjithë të apasionuarit e sportit.

Shqipëria merr pjesë për herë të 10-të në Lojërat Olimpike, teksa synon që të lërë gjurmë në arenën ndërkombëtare. Skuadra kuqezi përbëhet nga 8 sportistë, katër nga të cilët janë kualifikuar me normë, nuk mund të lihen pa përmendur atletja Luiza Gega dhe mundësit e stilit të lirë Zelimkan Abakarov, Islam Dudeav e Chermen Valiev. Me ftesa do të jenë atleti Franko Burraj, notarët Kaltra Meça e Grisi Koxhaku si dhe qitësja Manjola Konini.

Sa i takon orareve dhe datave përkatëse, të parën nga shqiptaret do të shikojmë qitësen Manjola Konini, me 27 korrik. Më pas, brenda dy ditësh, Koxhaku dhe Meça do të përpiqen që të bëjnë me të mirën në not. Me 3 dhe 4 gusht, Gega dhe Burraj premtojnë shumë në Atletikë ndërsa me 8 dhe 10 gusht radhën e ka mundja.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net