Lotina dhe Mozzik shfaqen më të dashuruar se kurrë, dedikimet romantike s’mungojnë
Reperi Mozzik dhe Lotina Haziri që prej ditës që konfirmuan hapur lidhjen mes tyre, nuk i fshehin më daljet e tyre së bashku apo dedikimet romantike.
Ditën e sotme, Lotina ka bërë një dedikim të veçantë për këngëtarin, teksa ka ndarë edhe disa foto tek shihen të lumtur e më të dashuruar se kurrë.
“Askush si ti në këtë botë”, ka shkruar ajo krahas fotove me Mozzik, ku shihen në prapaskenat e festivalit ‘Sunny Hill’.
Reperi nga Ferizaj ka bërë të njëjtën gjë, duke e ripostuar këtë mbishkrim në profilin e tij.
Fotografitë e çiftit kanë marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive nga fansat, të cilët janë të lumtur të shohin dashurinë dhe lumturinë që Mozziku dhe Lotina ndajnë me njëri-tjetrin.