Thu, Nov 28, 2024

Propozimi ndodhi! Adele fejohet me Rich Paul, zbulohen detajet

  • PublishedJuly 26, 2024

Pavarësisht spekulimeve se ata ishin martuar tashmë, Rich në fakt i propozoi javën e kaluar superstarit, Adele!

Këngëtarja e hitit “Make You Feel My Love”, Adele, tha “Po” dhe më pas telefonoi miqtë dhe familjen për të ndarë lajmin e lumtur. Sipas mediave, miqtë presin që çifti të organizojë një festë të madhe drejt fundit të vitit të ardhshëm.

Një burim tha mbrëmë për The Sun: “Rich kishte planifikuar që propozimi të bëhej në vendlindjen e saj dhe i dha asaj një unazë të pabesueshme me diamant katër karat”.

“Ata festuan me shampanjë në Chiltern Firehouse mbrëmjen e nesërme”, shtoi burimi.

Adele, ndezi thashethemet mes fansave duke iu referuar Rich-it 42-vjeçar si bashkëshorti i saj dhe duke e quajtur veten gruan e tij.

Burimi vazhdoi: “Adele mendon se është qesharake që fansat mendojnë se ata janë tashmë të martuar. Ka qenë një shaka mes tyre. Tani të gjithë po bëjnë shaka se ajo mund të bëhet këngëtarja për dasmën e saj”.

Kujtojmë se Adele ka qenë e martuar me sipërmarrësin Simon Konecki nga viti 2018 deri në vitin 2021. Ata kanë një djalë 11-vjeçar, Angelo. Ajo filloi të takohej me Rich, babai i tre fëmijëve, pas ndarjes dhe në vitin 2022, u raportua se kishin blerë një rezidencë të madhe në Beverly Hills.