PSG futet në “garë” për Nico Williams, parizienët të gatshëm të duelojnë me Barçën për sulmuesin spanjoll
Ishte një prej lojtarëve më të mirë të evropianit. Sot Nico Williams është nga futbollistët më të kërkuar në merkato. Së fundmi janë kampionët e Francëz, PSG që janë futur në garë për sulmuesin spanjoll.
Në “luftën” me Barcelonën për të siguruar anësorin e Athletic Bilbaos, parizienët janë gati për t’i ofruar kushte më të mira lojtarit se “Blaugranat”.
Parizienët mund të devijojnë rrugën e së ardhmes së anësorit të Bilbaos, të kërkuar nga Barcelona.
Sipas “Catalunya Ràdio”, anësori 22-vjeçar dhe klubi katalan tashmë i kanë kushtet e dakorduara, thjesht duke paguar klauzolën prej 60 milionë euro, megjithatë ndërhyrja e PSG-së kërcënon marrëveshjen, pasi francezët pranojnë të dyfishojnë pagën që ofron Barcelona.
Pavarësisht deklaratave të fundit të presidentit të katalanasve, Joan Laporta, që dëshmojnë për gjendjen e mirë financiare të klubit për të përmbushur dëshirat e tij në këtë treg transferimi, do të jetë e pamundur të konkurrohet PSG për shumë që i ofron futbollistit.