Fri, Nov 29, 2024

Shehi i zhgënjyer nga arbitrimi: Gjyqtari nuk përdori të njëjtin metër gjykimi për kundërshtarët, ndeshja e kthimit do të jetë ndryshe

  • PublishedJuly 26, 2024

Partizani zhgënjeu në sfidën e parë, të raundit të dytë kualifikues të Conference League. Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, mendon se humbja e skuadrës së tij në Ligën e Konferencës përballë Iberia 1999 erdhi pasi të kuqtë nuk shfrytëzuan shanset që krijuan. Sipas tij, ekipi kishte bërë mirë edhe në inferioritet numerik përballë gjeorgjianëve.

“Jemi ndëshkuar nga një 11 metërsh pas një topi të humbur nga ana jonë dhe në tranzicion kundërshtari na kapi një moment që mund ta shmangnim. Nga minuta e 50 mbetëm në inferioritet numerik pas kartonit të kuq të Rrapajt dhe patjetër që menduam të ndryshonin mënyrën se si do të vendosemi për t’u rinisur. Kur je me një lojtar më pak do të kërkosh të kapësh kundërshtarin në kundërsulm. Kishim shanset tona dhe nuk i shfrytëzuam. Shpresojmë që në ndeshjen e kthimit shanset që do të kemi t’i shfrytëzojmë edhe pse e dimë që do të jetë krejt tjetër ndeshje”, tha fillimisht trajneri i Partizanit.

Ai më pas kishte kritika për gjykimin e ndeshjes nga arbitri rumun. “Mendoj që disa episode mund të ishin trajtuar ndryshe nga gjyqtari sepse kishte disa momente siç na ndëshkonte ne me kartonë gjyqtari, mund të ndëshkonte edhe kundërshtarin. Mund të kishte edhe lojtarë të Iberias që mund të ndëshkoheshin me dy kartonë të verdhë. Në ndeshjen e kthimit e dimë që do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve tanë dhe do të jetë një atmosferë shumë ndryshe nga kjo në Tbilisi”, tha Shehi

AlbaniaWeb.net