Thu, Nov 28, 2024

Tymi mbulon Vlorën, vijon prej 30 orësh zjarri në fushën e mbetjeve të qytetit!

  • PublishedJuly 26, 2024

Zjarri në fushën e mbetjeve të Vlorës vijon pa ndalim prej më shumë se 30 orësh.

Sipas kryebashkiakut të Vlorës, Ermal Dredha, të gjithë zjarrfikësit dhe mjetet zjarrfikëse janë në gatishmëri, por era e fortë ndikon në përhapjen e tymit.

Zjarri është vendosur nga dorë njeriu, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dorë njeriu pas zjarrit, pasi më parë kemi pasur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi patur situatë”, tha Dredha, i cili kërkoi edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të vënë para përgjegjësisë personat që shkaktojnë situata zjarresh.

Ndërkohë, për landfildin e Sherishtës, kryebashkiaku njoftoi se është firmosur një vendim, që i kalon Ministrisë së Mjedisit dhe agjencisë përkatëse (AKEM) dhe për rrjedhojë lidhet një kontrate me bashkinë e Vlorës mbi përfundimin e punimeve dhe i jep bashkisë nën administrim këtë landfill.



AlbaniaWeb.net