Zyrtare, argjentinasi Soulé transferohet nga Juventusi tek kryeqytetasit
Tashmë është zyrtare. Soulé është një lojtar i Romës. Klubi verdhekuq i Daniele De Rossit ka arritur më në fund të mbyll marrëveshjen me drejtuesit e Juventusit, për transferimin e argjentinasit në kryeqytet.
26 milionë euro plus 4 milionë euro borxhe do të jetë shuma që klubi roman do t’I paguajë bardh e zinjve për Matias Soulé. Argjentinasi zhvilllio një sezon shumë të mire vitin e shkuar teksa me Frosinonen ku ishte i huazuar realizoi 11 gola në 36 ndeshje.