Thu, Nov 28, 2024

“Kronikë mbi garën për të zëvendësuar Linditën dhe të tjera ndezullira”/ Satira e Gjekmarkajt, zbulon arsyet e dorëheqjes së kryetares së Kuvendit

  • PublishedJuly 27, 2024

Ikja e beftë e Linditës u prit me habi e njerzillëk. Babo ka nevojë që lufta e klasave të thellohet edhe më. Kohë jallane po trokasin. Aty i duhet një njeri pa temperaturë trupi.

Menjëherë përvajshëm kokat u ngritën dhe shikimet ranë mbi atë që deri dje njihej si Kosta i Gramozit dhe Linditës, i cili dukej prej dylli i zënë nën vete nga orteku i lajmit.

Në llozhë ai përvijohej më shumë ornamet se njeri.

Të gjithë pyesnin a do të bëhet Kosta i Gramozit, Linditës dhe Mamicës? Ai gati është të tërheqë si një lokomativë që lëviz nëpër shinat e pushtetit mbiemrat e të tjerëve si vagonë nga pas për t’u shndërruar në fillin e historisë.

Kronika po investohet që ai të mbetet sepse ajo nuk i tradhton personazhet e veta në ditë të vështirë, por i braktis ata kur ikona arrogance bëhen.

Pas ndodhisë, mazhoranca ra në përhumbje. Të gjithë shihnin ëndrra  në atë ore të vonë të natës me karrige kryetari që u kalonte para hundës si patë e pjekur me vaj, erëza e patate.

Vezullimi në sytë e Ermos i ngjante përthyerjes së dritës mbi gotën e kristaltë të sapo larë. Tezes i rridhnin lot gëzimi gati sa kur u shkreh në kakarisje e zali nga  humori plot kripë i Dash Sulës atje në mejhanë asaj pasdite, i cili i përkëdhelte atërisht. Antoneta Dhima mendonte ah sikur Babo asaj t’ja besonte krejt si burgun e Fierit kur qe drejtoreshë do ta bënte atë bina mbushur me mistrecë e trazovaçë.

Gjithësa me prishi si virus deshiren që të merrja fjalen për proçedurë se nderkohë një lajm i kobshem po qarkullonte tutje-tëhu.

Po flitej se një dyzinë më ministra do i marrë kongresi me vete. Ne jemi mesuar tanimë ti shohim  ashtu të qashter e plot namuz,  shendet mirë e  topolakë, inteligjentë sa nuk thuhet , elekuentë deri në magjepsje , të ndershem safi sa nuk besohet , të kenaqin shpirtin si shelegë tek kullosin në arat me bereqet të Shqiperisë.  Nikoqiri mbajti pesë fjalime lamtumire.

Doja të pyesja nësë është marrë ndonjë masë per rahabilitimin tonë shpirtëror pas kesaj traume, si do ta perballojë Mond Spaho kaq i ndjeshem , si do e bëjë gjumin Luan Baçi që tashmë pi xanaks , po Doktor Tritanit a do i levizë tensioni  e të thoja lavdi të rënëve, i perjetshëm kujtimi i tyre. Por jo surpriza nuk më la kohë.

Nderkohë kronika ka plot halle të tjera. Ajo po perpiqet te rehatojë ministrat e rinj ja për shëmbull. Tonin  do ta bëjë minister të  temjanit, lutjes dhe pershpirtjes . Xhemalin per çeshtje të tabanit popullor, paces, tasqebapit dhe të korrave.

Nasipin per kukurecin, ballin e kazanit dhe  hoshafin. Etilden, ah Etilden do renkonte  Dashi ynë i dreqit për atë dele perendie, vezire të  melankolisë, marifetit e dhembjes njerzore.

Bleron per meraqet, deshirat dhe shpresat. Majkon për namuzin, marifetin dhe hajrin kombetar. Shalsin per dyzenin, qyfyret, gjumin dhe arrat. Mimi di Puccini per kujtimet, deshmitë dhe lajthitë .  Gjeneral Kollçakun për psheretimat, renkimet e turfullimet. Etjenin për gjalpin, embelsirat dhe fiqtë. Lavderim Krashin për kumbullat, livadhet dhe shtojzavallet.

Xhafen për  Spakun, merakun dhe qeleshet. Klodianën për tezgjahun, qilimat dhe perdet. Çuçin për mezetë, tavllen dhe  vapen. Braçen për zukamat, hukamat dhe karkalecat. Dilua per vallet, sevdanë dhe ullinjtë. Ismet Beqiri per cjeprit, deshtë dhë isopolifoninë.  Damua dje ndihej i rëndesishem e personazh kishte mbyllur marrëveshje me shef Oerdin. Si Danoç sillej lart e poshtë të tjeret i dukeshin miza.

Kryezëvendes Lideri Muli dje vertitej poshtë e perpjete si e re e zeze gati për të leshuar shkrepetima e rrufe ndaj kujdo që i vinte në diskutim autoritetin si Hyqymet në Parti. Shefe Albanen e bëri kurban që të degjonte mileti perreth  paçka se pas çdo hakerrimi xhani i  dhimbte, duhej  të kuptonin se kur qorton shefen ne të të tjeret çfarë jemi-pesë me hiç?! Jorushi i Tabakeve pas asaj furie gjeti ngushëllim vetem pranë Gazit Liderit në perspektivë, i cili po priste të qaren që nuk mberriti.

Jorushi po kalitet shpirterisht. Ai i tha  asaj Hyqymeti na qorton se na do. Ka halle e ska nge për sentimentalizma.   Dhurata Çupi po dobësohet fizikisht nga mendimet.

Saimir Korreshi hollohet nga koka e trashet nga barku qerratai aqësa Bora u tremb dhe klithi ujku ujku. . Nallbati merzitet se distanca me Mamicen do të rritet jo vetem në largësi por edhe në lartesi. Xhela lepur vjen e ere iken, fjalet e teperta i duken fukarallek.

Desh harruam Muçon i cili nuk di të skuqet e zverdhet . Ai  foli dhe për meshirë kristiane vetem vemendjen e Frrok Gjinit mori. Ndersa për Salianjë ç’të themi, ku është ai iken rehatia dhe të gjithë kruajnë kokën.

U zgjatem ca  po dita dje pat derte shumë.Na e bëni kabull.



AlbaniaWeb.net