Thu, Nov 28, 2024

Nën hetim pas thirrjeve për veprime të dhunshme, shfajësohet avokati Genc Gjokutaj: Me vrasje, nënkuptova…

  • PublishedJuly 27, 2024

Menjëherë pasi u njoftua se ndaj tij ka nisur një procedim penal për thirrjet e dhunës në rrjetet sociale, avokati Genc Gjokutaj ka publikuar një tjetër status, në përpjekje për t’u shfajësuar.

Genc Gjokutaj: Mbreme kam bere nje status ne te cilin behet fjale mbi konceptin tim per rrotacionin politik i cili duhet te bazohet tek protesta popullore!

Thirrjet ne status si …..thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin nenkupton kundershtimin ndaj administrates se korruptuar ne abuzimin me fondet publike!

Thirrja …. rrihni çdo polic qe mbron hajdutet nenkupton kundershtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit qe merr ne mbrojtje hajdutet!

Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen nenkupton zhdukjen e sistemit te patronazhimit i cili vjedh voten e lire!

Te nderuar Miq!

Sot nepermjet Medias erdha ne dijeni te procedimit penal ndaj meje ne lidhje me kete status!

Konsideroj dhe bej me dije se asnjehere ne jeten time nuk kam shkelur ndonjehere ligjin!

Protesta ime e shprehur ne çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunen por me forcen e Opozites ne perballjen me Shtetin qe po gerryhet çdo dite nga korrupsioni!

Ju garantoj se kam qene e mbetem nje kundershtar i kesaj Mazhorance duke luftuar çdo dite per mbrojtjen e Ligjit dhe Lirise se neperkembur nga Pushteti!



AlbaniaWeb.net