Sulmuesi shqiptar realizon golin e parë në kampionatin çek
Ermal Krasniqi ka realizuar golin e parë në kampionatin çek. Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 95′, ndërsa Sparta e Pragës fitoi 1-4 përballë Teplices.
Kartoni i 25-vjeçarit u ble nga Rapidi i Bukureshtit për shifrën e 2 milionë eurove gjatë kësaj vere. Gjatë sfidës së sotme u aktivizua në minutën e 69.
Në anën tjetër Qazim Laçi e nisi nga minuta e parë. Sparta e Pragës korri fitoren e dytë në kampionat për po aq ndeshje të luajtura.