Thu, Nov 28, 2024

‘Sunny Hill’, Vesa Luma: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë ‘playback’

  • PublishedJuly 27, 2024

Këngëtarja Vesa Luma, ka shprehur hapur kritikat ndaj disa kolegëve të saj që këndojnë ‘playback’ në skenat e mëdha të festivaleve vendore. Ajo la të kuptohet se është fjala për festivalin “Sunny Hill” që po organizohet këto ditë në Prishtinë, e që njëherësh është festivali më i madh në Kosovë.

Vesa ka treguar pakënaqësinë e saj ndaj këngëtarëve që nuk shfrytëzojnë mundësinë për të performuar live në skena të tilla të rëndësishme.

Unë akoma e kam të pa kuptueshme se si disa nga kolegët këngëtarë, nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, me e marr (e me jap kënaqësi) tu këndu live. Deri tash do të ishin mësuar 100 herë të performonin live… a nuk u lodhët pas 10-15 vjetësh edhe prapë e njëjta histori… çfarë kënaqësie ju jep sinqerisht mundohem shumë ta kuptoj…Mandej po kërkoni me ju jap merita më shumë e me ju trajtu njësoj si këngëtarët e huaj”, ka shkruar ndër të tjerash Vesa Luma.

Ajo gjithashtu kritikoi menaxherët e këtyre artistëve, duke i akuzuar se mbushin studiot televizive me artistët e tyre dhe shtyhen për famë.

Me që ra fjala, menaxherët e juaj po i mbushin studiot televizive si ‘stara’ – i vetmi vend në botë ku menaxherët shtyhen me starat e tyre kush është më i famshëm. Mbrapsht komplet – po hajt mo… na falni për sinqeritetin e tepërt, se me këtë virozë pata mundësi gjithë natën me scroll… shumë shumë gjynah sidomos për talentet e reja që e përjetojnë këtë fasadë”, ka shtuar ajo.