Tue, Nov 26, 2024

E rëndë në Elbasan! Burri plagos me thikë ish-gruan, e priti tek dera dhe më pas… (Detajet)

  • PublishedJuly 28, 2024

Mbrëmja e kësaj të diele, duket se ishte planifikuar të përfundonte tragjikisht për 48-vjeçaren nga Elbasani.

Ajo është plagosur nga ish-burri i saj, 53-vjeçari Arianit Berati, tashmë i arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, në qytetin e Elbasanit.

48-vjeçarja është në spital me tre plagë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

Gazetarja e AlbaniaWeb.net, Bruna Kërçyku, mëson se autori e kishte pritur ish-bashkëshorten e tij tek dera, ku më pas e ka qëlluar me thikë.

“Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish-bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.



AlbaniaWeb.net