Rama largon nga posti Niko Peleshin/ Drejtori aktual i Portit të Durrësit, Pirro Vengu tashmë ministër i Mbrojtjes
Tashmë Niko Peleshi nuk do të jetë më ministër i Mbrojtjes, pasi kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në qeveri.
Në postin e Peleshit, do të jetë drejtori aktual i Portit të Durrësit, Pirro Vengu.
Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit Antikorrupsionit në Kryeministri. Vengu ka pasur disa detyra të rëndësishme para këtij emërimi. Ai ka qenë shefi i kabinetit të ish-ministrit për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati në qeverinë “Rama 1”.
Ndryshimet në qeveri të bëra nga kryeministri Edi Rama:
– Niko Peleshi – Drejtim i Grupit Parlamentar të PS
– Taulant Balla – Minister Shteti për Marrëdhënie me Parlamentin
– Ministër i Brendshëm – Ervin Hoxha
– Ministër i Financave – Petrit Malaj
– Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu
AlbaniaWeb.net