Sun, Nov 24, 2024

Klubi kërkon 20 milionë euro, një tjetër portier shqiptar drejt Serisë A

  • PublishedJuly 29, 2024

Një tjetër portier me origjinë shqiptare, kërkon të lerë gjurmë në futbollin italian. Bëhet fjalë për Dian Ramajn, që aktualisht është pjesë e Ajaksit, nuk po merr minutat e dëshiruara në Holandë. Në këto kushte, Xhenoa është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e shqiptarit, pas transferimit të Martinez te Interi.

Ramajn shihet si përforcimin ideal për portën. Në krahun tjetër, Ajaks është gati ta shesë portierin që ka luajtur për kombëtaren e moshave të Gjermanisë, por nuk do ta lërë të lirë për më pak se 20 milionë euro. 

Karakteristikat e Ramajt ngjasojnë me ato të Martinez. Kartoni i portierit 22-vjeçar sipas faqes së specializuar “Transfermarkt” është 18 milionë euro.  

Kujtojmë që pak ditë më parë, te skuadra e Kaljarit u transferua edhe Alen Sherri nga Egnatia, ndërkohë që pjesë e futbollit italian janë edhe Etrit Berisha dhe Elhan Kastrati.  

AlbaniaWeb.net