Mon, Nov 25, 2024

“Rri me ata që më respektojnë”/ Vesa Vllasaliu i vë “pikat mbi i” miqësisë më Albën

  • PublishedJuly 29, 2024

Vesa Vllasaliu vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar pas Big Brother Vip Kosova. Ajo së fundmi ka shuar kureshtjen e ndjekësve duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre. Disa kanë kërkuar të dijnë më shumë për raportin e saj aktual me Albën dhe ajo që Vesa na zbuloi nuk pritej.

Bukuroshja nga Gjilani ka lënë të nënkuptohet se Alba nuk e ka respektuar dhe se për këtë nuk flasin më.

Ti ke qenë me Albën shoqe më e mirë, çfarë u bë tani me Ilirianën?”, ka qenë pyetja që iu bë.

Rri edhe ju jap respekt atyre që më japin”, u shpreh ndër të tjerash Vllasaliu.

Vesa ka qenë një personazh tejet i komentuar edhe sa ishte brenda shtëpisë së famshme.