Tue, Nov 26, 2024

Virale/ Kapet “mat” partnerja e Mess-it duke parë me cep të syrit telefonin e tij

  • PublishedJuly 29, 2024

Gjatë fitores 2-0 të Inter Miami ndaj klubit meksikan Puebla në Kupën e Ligës, Antonela Roccuzzo, gruaja e Lionel Messit, u kap “mat” duke parë me cep të syrit telefonin e bashkëshortit të saj.

Në minutën e 33-të, kamera zmadhoi dyshen në tribunë duke ndjekur ndeshjen. Messi dukej se po shikonte rastësisht telefonin e tij kur Antonela i hodhi një vështrim nga ana e tij.

Një moment ky që nuk i ka shpëtuar kamerave dhe është bërë viral kudo.

Lionel Messi po shikonte hapjen e turneut 2024 nga një suitë e stadiumit të shtunën, pasi ai po rikuperohet nga një dëmtim i ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë.