Mon, Nov 25, 2024

Zbulohet shkaku i vdekjes së këngëtares Sinead O’Connor

  • PublishedJuly 29, 2024

Shkaku i vdekjes së Sinead O’Connor më në fund është konfirmuar si “shkaqe natyrore”.

O’Connor, e njohur më së miri për versionin e saj fantastik të Nothing Compares 2 U, vdiq nga një ndërthurje e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe astmës, raportoi Irish Independent . Këngëtarja po luftonte edhe me një infeksion të rrugëve të frymëmarrjes në momentin e vdekjes.

Deadline raportoi më parë se O’Connor vdiq për shkaqe natyrore. Megjithatë, nuk u dhanë më tepër detaje dhe akush nuk u mor aq shumë me këtë gjë.

Policia Metropolitane e Londrës tha më parë se vdekja nuk po trajtohej si “e dyshimtë”.

Ka kaluar një vit që kur këngëtarja irlandeze vdiq pasi u gjet e “pa ndjenja” në apartamentin e saj në Londër.