Sat, Nov 23, 2024

Dojna Mema flet për babain e saj: E ndjej kudo brenda vetes

  • PublishedJuly 30, 2024

Moderatorja Dojna Mema, si rrallë herë ka rrëfyer si e përjetoi humbjen e babait të saj. Në një intervistë për ‘Sol’ e pyetur nëse ka pasur zhgënjime apo rrëzime gjatë rrugëtimit të saj Dojna tha se që pas humbjes së babait të ajo arrin ta gjej forcën të ngrihet pas çdo rrëzimi si në jetë ashtu edhe në profesion.

Më vjen një forcë e brendshme shumë e madhe që di të ringrihem, është shumëfishuar në momentin që babi im u largua nga kjo botë. Më duket se qëkur babi im iku nga botë dhe shkoi në tjetrën un kam një person brenda meje që gjatë gjithë kohës më bën mua të ngrihem sa herë që rrëzohem. Kjo është e vetmja gjë e bukur në gjithë këtë trishtim të madh.”

Ndër të tjera Dojna theksoi: “E dija që babai im nuk do donte të më shihte të trishtuar pas humbjes së tij, ai do donte të shihte të bëja atë gjë që unë doja më shumë. Është akoma shumë e vështirë humbja e tij dhe pse kanë kaluar disa vite tashmë, çdo ditë është e vështirë, thjeshtë jemi ne që mësohemi me faktin që se kemi më atë njëri”-përfundoi moderatorja.

Kujtojmë që baba i Dojnës humbi jetën 5 vite më parë nga një sëmundje e rëndë.