Sun, Nov 24, 2024

“Dy hapa përpara”, Xhaka me kunja ndaj ish ekipit

  • PublishedJuly 30, 2024

Granit Xhaka kaloi vitin e kaluar te Bayer Leverkuseni, pasi mbylli aventurën e tij 7-vjeçare me Arsenalin.

Edhe pse “Topçinjtë” donin ta mbanin mesfushorin shqiptar që luan për Zvicrën, ai refuzoi për një aventurë të re në Gjermani. Ky kalim u shpërblye për kapitenin e Zvicrës, i cili u shpall kampion me “aspirinat” në një sezon të paharrueshëm në Bundesligë pa asnjë humbje.

Në një intervistë të dhënë për “Bild”, Xhaka është shprehur se me skuadrën e tij do tentojë të fitojë sërish titullin, por duke hedhur dhe “kunja” për ish-klubin e tij.

“Kalimi nga Arsenali te Bayer Leverkusen nuk ishte një hap mbrapa, por në të kundërt, ishte dy hapa përpara. Tani, ne duhet të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar”, tha Xhaka.