Mon, Nov 25, 2024

Lojërat Olimpike “Paris 2024″/ Shtyhet gara e triatlonit për meshkuj, shkak cilësia e ujit në Senë, pas përmbytjeve

  • PublishedJuly 30, 2024

Sipas organizatorëve të Paris 2024 gara e triatlonit për meshkuj, e programuar për sot në orën 08:00 (do të të transmetohej direkt edhe në RTSH Sport), u shty me 24 orë pasi lumi i Senës ende nuk ka arritur në parametrat e duhur për të mos shkaktuar probleme në shëndetin e triatletëve.

Niveli i bakterit Esheria Kolit në Senë është më i lartë nga parametrat e parashikuara nga insitutet shëndetësore. Sipas organizatorëve reshjet e forta të shiut kanë vështirësuar shumë planin e tyre për të mbajtur gara në Senë.

AlbaniaWeb.net